Çifti i bashkëshortëve punonjës në spitalin e Rreshenit me COVID 19, personat e kontaktit negativ në testin e parë

schedule10:39 - 1 Prill, 2020

schedule 10:39 - 1 Prill, 2020

Në Mirditë ka shkuar në 2 numri i personave të infektuar me koronavirus, të dy punonjës të spitalit të Rrëshenit.

Një ditë më parë është konfirmuar me COVID 19 bashkëshorja e 55 vjeçarit, e cila ishte infermiere në spitalin e Rreshenit.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC News se çofti i bashkëshortëve punonin të dy në spitalin e Rrëshenit ku fatmirësisht deri më tani në testin e parë të COVID 19 nuk ka të konfirmuar pozitiv nga pjestarët e tjerë të personelit mjeksorë.

Ndër të tjera gazetari bën me dije për abcnews.al se që në fillim të shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri në spitalin e Mirditës ishin ngritur çadrat e triazhimit që shërbenin për pritjen paraprake të pacientëve të dyshuar me shenja të COVID 19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!