Amanda Hicks, 26 vjeç, u gjet e vdekur të shtunën, më 27 maj së bashku me të dashurin e saj. Policia shkoi në shtëpinë e Hicks në qytetin juglindor të Floridës, pasi një nga anëtarët e familjes i kërkoi që të shkonin për të kontrolluar shtëpinë.
Pasi arritën ata gjetën derën e mbyllur, ndërkohë që dëgjonin të qarat e vajzës së vogël. Përmes një dritare, policët panë se dy të rriturit ishin të shtrirë, pa shenja jete. Ata arritën të hapnin derën dhe morën foshnjën nga krevati i saj.
Foshnja, e identifikuar më vonë nga anëtarët e familjes si vajza 10 muajshe e Hicks, tani është në duart e një anëtari të familjes, sipas deklaratës së policisë.
“Nëna u vra nga partneri i saj dhe më pas ai u vetëvra”, tha policia.
Amanda Hicks ishte mësuese e cila i jepte mësim klasës së gjashtë. Fqinjët që ndodheshin pranë shtëpisë së çiftit janë shprehur se ata kishin një marrëdhënie normale dhe nuk kishin vënë re asnjë shqetësim.
/abcnews.al