Një çifti britanik, të cilët kishin nisur një turne të gjatë, ndërsa kanë ngelur në Kosovë, për shkak të koronavirusit, shkruan Reuters
Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtojnë nga Europa në Azi janë bllokuar në Kosovë për më shumë se një muaj për shkak të mbylljes së kufijve, shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Elm dhe Watson lejohen të dalin për 90 minuta çdo ditë për të marrë sende thelbësore në Prizren dhe madje intervista e tyre me Reuters duhej të aprovohej nga autoritetet e Kosovës.
“Jam jashtëzakonisht me fat në vendin ku përfundova, është një qytet i bukur,” i tha Elm Reuters-it.
Ai tha se po ashtu ndihet mirë që është bashkë me bashkëshorten dhe kështu kanë si të kalojnë edhe kohën së bashku.
Elm, një 32-vjeçar nga Edinburghu, kishte planifikuar të përshkonte me biçikletën e tij 10 000 kilometra nga Austria në Mongoli në dy vjet, por ka bërë vetëm 3000 kilometra deri në Kosovë.
Çifti nisën udhëtimin e tyre vitin e kaluar nga shtëpitë e tyre në Anglinë veriore. Ata thonë se kanë parë gjëra të bukura në Europën Lindore./abcnews.al