Çiftelia virale e Jurgenit, djali që Shqipëria e ‘përzuri’ e vipat botërorë e lakmojnë

schedule10:49 - 23 Prill, 2021

schedule 10:49 - 23 Prill, 2021

Jurgen Pecnikaj është djali që po bën xhiron e rrjetit me çiftelinë. Ai luan muzikë moderne me këtë instrument të rrallë në ditët e sotme.

Madje, shumë nga performancat e tij janë shpërndarë nga artistë të njohur ndërkombëtar si Bebe Rexha apo Black Eyed Peas.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Jurgeni ka rrëfyer gjithçka, nga si nisi pasioni për çiftelinë deri te jetesa aktualisht në Gjermani.

Kam studiuar për muzikë dhe piano në lice.  Ndërsa çiftelinë sapo e ka sjellë në shtëpi e mora dhe e kam mësuar shumë shpejt, duke qenë se notat muzikore i dija.

Unë jam lind në një familje, ku babi ka qenë anëtarë i ansamblit kombëtar. Edhe unë kam qenë herë pas here pjesë si me çifteli dhe me lahutë. Theksojmë që sot të rinjtë nuk e njohin shumë lahutën.

Kam studiuar për 9 vite në liceu artistik dhe më pas ika në Gjermani. Tani kam rreth dy vite atje, ndoshta kthehem prap. Kam pas oferta, por nuk e di. Deri tani çiftelia është pasion, por duhet të bëjmë edhe punë të tjera”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!