“Piranjat” në Abc të drejtuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, prezantuan një histori të pazakontë dashurie të burrit ndaj gruas, por dhe ndaj tezgjahut dhe celularit.
Ledjona Xheladinaj, “Piranja” e historive të veçanta udhëtoi këtë herë drejt Darëzezës së Fierit, për të na sjellë një superhistori dashurie 51 vjeçare, të Azizit dhe Esmasë.
Aq shumë e do Azizi, Esmanë, sa edhe ditën e vdekjes e do në një ditë me të.
Por Azizi ka edhe një tjetër dashuri të madhe, e cila është edhe më e gjatë në vite se ajo me Esmanë, plot 71. Dashurinë për “leshin” me të cilin end qilima.
Ajo që e bën edhe më “funy” këtë reportazh është momenti kur Azizi tjerr lesh, Esmaja lundron e qetë në internetit. /T.H/Abcnews.al/
Ju ftojmë të ndiqni reportazhin e Ledjonës: