CIA publikon një video për të rekrutuar spiunë rusë të zhgënjyer nga Putin

schedule08:55 - 16 Maj, 2023

schedule 08:55 - 16 Maj, 2023

CIA ka publikuar një video ku përpiqet të bindë rusët që t’i japin informacione për Rusisë. Videoja është postuar në Telegram, YouTube dhe Twitter nga CIA , duke synuar personat që janë të pakënaqur me politikën e Vladimir Putin.

Në video shihet një nëpunës civil rus dhe gruaja e tij me një fëmijë, të cilët padyshim po kalojnë një kohë të vështirë dhe pyesin nëse jeta e tyre po i përmbush ëndrrat e tyre.

Sipas videos rusët mund të veprojnë për t’i përmirësuar gjërat duke i dhënë informacion CIA-s – dhe në të njëjtën kohë të mbeten patriotë.

“CIA dëshiron të dijë të vërtetën për Rusinë dhe ne po kërkojmë njerëz të besueshëm që mund të na thonë këtë të vërtetë”, thuhet në video: “Informacioni juaj mund të jetë më i vlefshëm nga sa mendoni”.

CIA specifikon se shpreson të krijojë kontakte me persona që punojnë në fushat e inteligjencës, diplomacisë, shkencës dhe teknologjisë, dhe të tjerë, dhe se është e interesuar për të gjitha llojet e informacionit, përfshirë atë politik dhe ekonomik .

Siç shpjegoi një zyrtar i CIA-s për AFP-në, agjencia amerikane hapi një llogari në Telegram sepse është media kryesore e rusëve për gjithçka, nga politika deri te lufta në Ukrainë.

“Qëllimi ynë është t’u ofrojmë atyre një mjet të sigurt që u mundëson atyre të kontaktojnë me ne,” tha zyrtari i agjencisë, i cili sqaroi se SHBA nuk po kërkon të provokojë një kryengritje ose ndryshim regjimi në Moskë, por shpreson që disa rusë të gjejnë një mënyrë për të ndihmuar vendin e tyre të ecë përpara duke i dhënë informacion CIA-s

Sipas tij, fushata të ngjashme të kryera në media të tjera sociale, shumica e të cilave tani janë të bllokuara në Rusi, kanë pasur rezultate.

“Na kontaktoni”, këmbënguli CIA. “Ndoshta njerëzit përreth jush nuk e duan të vërtetën. Ne e duam atë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!