Më herët u raportua se CIA ka hapur në kanal në Telegram, si një përpjekje për të rekrutuar spiunë rusë.
Si pjesë e nisjes, agjencia e inteligjencës publikoi një video promovuese të titulluar “Pse bëra kontakt me CIA, vendimi im”.
Tani, Rusia është përgjigjur duke thënë se shërbimet e saj speciale po gjurmonin aktivitetin e inteligjencës perëndimore.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ai nuk i kishte kushtuar vëmendje, por shtoi se ishte “i bindur” se “shërbimet speciale ruse po monitorojnë këtë hapësirë në mënyrën e nevojshme”.
“Ne të gjithë e dimë shumë mirë se CIA dhe shërbimet e tjera të inteligjencës perëndimore nuk po e zvogëlojnë aktivitetin e tyre në territorin e vendit tonë”, shtoi ai.