Churchill dhe realiteti i politikës britanike në Luftën e Dytë Botërore

schedule10:57 - 10 Maj, 2022

schedule 10:57 - 10 Maj, 2022

The History Today

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Aneurin Bevan kritikonte pamëshirshëm strategjinë e Winston Churchill, miku i tij Archie Lush e pyeti i shqetësuar: ‘Pse vazhdon të sulmosh Churchillin?

Çfarë mendoni se do të ndodhë nëse ai largohet?’

Bevan u përgjigj: ‘Në rregull. Supozoni se ai humbi jetën pas rrëzimit të një autobusi. Çfarë duhet të bëjmë? T’i dërgosh një kartolinë Hitlerit që po dorëzohesh?’

Çdo kritikë ndaj Churchillit si udhëheqës lufte tani shihet si jopatriotike, nëse jo herezi. Kjo u demonstrua qartë gjatë ngjarjeve që shënuan 50 vjetorin e vdekjes së tij, kur mediat u bashkuan për të promovuar idenë se gjatë luftës Churchill ishte një gjysmë-zot pa të cilin ky vend nuk do t’ia kishte dalë kurrë, raporton abcnews.al.

Që atëherë, kjo është bërë një temë diskutimi në The Churchill Factor (2014) të Boris Johnson, nëntitulli i të cilit, How One Man Made History, përmbledh të gjithë historinë e librit. Bashkëkohësit e Churchill-it do ta kishin cilësuar diçka të tillë të pabesueshme.

Churchill luajti një rol të madh në zhvillimin e kultit të tij të personalitetit. Historia e tij e Luftës së Dytë Botërore i mundësoi atij të përmbushte dëshirën e tij për të ‘justifikuar veten para historisë’ dhe për ta vendosur atë në një piedestal nga ku mund të shikonte me përçmim rivalët e tij.

Megjithatë, bashkëkohësit e tij nuk kishin frikë ta largonin atë. Emanuel Shinwell e përshkroi vëllimin e parë, si një roman në të cilin Churchill ishte personazhi kryesor, ndërsa libri i Michael Foot ishte ‘shumë më i këndshëm dhe më udhëzues se Mein Kampf i Hitlerit.’

Por kur bëhet fjalë për ‘marrëveshjen personale dhe arrogancën, ka një ngjashmëri mes të dyve’. Foot, i cili adhuronte Bevanin, po përpiqej qëllimisht të provokonte zemërim, por e gjithë kjo nxori në pah se bashkëkohësit e Churchillit nuk ishin të përgatitur të pranonin mitin e tij.

Ndërsa Boris Johnson mbështet faktin se Churchill mori vendimin e duhur në lidhje me Hitlerin, pothuajse që në fillim, John Ramsden ka theksuar se Churchill nuk e kundërshtoi  diktatorin gjatë viteve 1930.

Në vitin 1938, gjashtë vite pasi Hitleri kishte ardhur në pushtet, Churchill nuk votoi në Commons kundër qeverisë as për politikën e jashtme dhe as për atë të mbrojtjes. Megjithatë, gjatë kësaj kohe ai kundërshtoi çdo përparim edhe në lëvizjet shumë të kufizuara drejt vetëqeverisjes në Indi.

Siç shkruan Ramsden, Churchill “kritikoi Gandin me një gjuhë edhe më të fortë se sa përdori kundër Hitlerit, edhe pse ai refuzoi të sulmonte Frankon”. ” Në fund të vitit 1937″, vazhdon ai, “Churchill ishte ende duke mbrojtur kthimin e ish-kolonive gjermane (të konfiskuara në 1919, si pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme të ankesave europiane), një politikë që zakonisht lidhet me Chamberlain.

Në shkurt të vitit 1938, kur Anthony Eden dha dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm, Churchill ishte një nga deputetët e parë konservatorë që nënshkroi një deklaratë të duke shprehur besimin e tij te Chamberlain.

Pse ka rëndësi e gjithë kjo?

Sepse duke e bërë Churchillin një njëri të mbinatyrshëm, ne nuk arrijmë të kuptojmë se lufta u fitua për shkak të asaj që është ndoshta përpjekja kolektive më e shkëlqyer që Britania ka prodhuar ndonjëherë, një shembull i mrekullueshëm i bashkimit të shtetit dhe njerëzve.

Në të vërtetë, shteti britanik prodhoi një përgjigje kolektive shumë më të fuqishme se nazistët, që është një arsye pse ideja se ndërhyrja e shtetit ishte pozitive, duke shpjeguar triumfin e pasluftës të Partisë Laburiste.

Besimi se shteti ka vepruar gjithmonë mirë, ka kohë që është hedhur poshtë, por zëvendësimi i tij me nocionin se Churchill ishte i vetmi përgjegjës për fitoren është historikisht i dyshimtë dhe sugjeron se Britanisë i mungonte besimi.

Kjo është e kuptueshme në një vend të tillë si Pakistani, i krijuar vetëm në vitin 1947, i cili e ka të vështirë të pranojë faktet historike për themeluesin e tij, Mohammed Ali Xhinah, se sa të përballet aq lehtë me historinë e tij, raporton abcnews.al.

Mund të ketë një statujë të Cromwell-it, njeriu i parë që i preu kokën një mbreti, jashtë Pallatit të Westminster-it, të cilin monarkët duhet të kalojnë ndërsa shkojnë për në Parlament. Çfarë kontrasti me periudhën se si ishte kur Britania po luftonte për ekzistencën e saj.

Ajo që nuk u harrua atëherë ishte aftësia për të parë ngjarjet me pasion dhe për të analizuar udhëheqësit në mënyrë kritike.  Ndërsa Churchill meriton të nderohet, duhet të kujtojmë, se Britania nuk do t’i kishte dërguar një kartolinë dorëzimi Hitlerit nëse ai nuk do të ishte kryeministër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!