Chrome në Android do të bëjë diçka fantastike me screenshotet

schedule05:36 - 30 Tetor, 2020

schedule 05:36 - 30 Tetor, 2020

Google është duke testuar një strument i cili do të bëjë foto të ekranit të gjata. Njohur me emrin Long Screenshot, do të jetë një opsion i cili do të fotografojë ekranin edhe me scroll, pra duke fiksuar në një foto të vetme të gjithë faqjen pavarsisht sa e gjatë do të jetë ajo.

Opsion i testuar edhe në fillimet e Android 11 por mesa duket Google mendon se është më i dobishmë për browserin mobile.  Edhe pse nuk është ende i disponueshëm, përshkrimi na jep një ide të qartë se çfarë do të bëjë.

“Chrome Share Long Screenshots: lejon ndërfaqjen të modifikojë dhe shpërndajë screenshote të gjata në Android.” Ende nuk ka informacion se kur mund të vijë për përdoruesin.