Christina Aguilera është rikthyer me një version të ri të “Reflection”, kënga që ishte kolonë zanore e filmit “Mulan” në vitin 1998. “Reflection” ishte kënga që nisi karrierën e këngëtares, e cila me kalimin e kohës u bë një nga zërat më të njohur të viteve të fundit.
Aguilera u zgjodh nga David Zippel dhe Mattheë Wilder të cilët shkruajtën versionin origjinal, ndërsa 22 vite pas publikimit të filmit, versioni i vitit 2020 është prodhuar nga kompozitori Harry Gregson-Williams. “Kjo këngë jehon dhe përfaqëson kapituj dhe energji të reja për mua. Shpresoj ta shijoni këtë version të ri të “Reflection”, shkroi Aguilera.
Kënga e kënduar nga Aguilera pasqyron të gjithë historinë e Mulan. Në fakt, këngëtarja përshkruan situatën në të cilën luftëtarja kineze e gjen veten, duke mos qenë në gjendje të tregojë se kush është në të vërtetë. xh.d./abcnews.al