Mallkimi i Christian Pulisic te Chelsea nuk ka fund. Tani, lojtari do të duhet të mungojë për dy muaj për shkak të një dëmtimi në gju, konfirmoi tekniku Potter.
Ylli amerikan pësoi një dëmtim në gjurin e djaththë në humbjen e Chelsea ndaj Manchester City javën e kaluar. Ky dëmtim do ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të gjatë kohore.
“Ne mendojme se Christian do të mungojë për disa muaj. Shpresojmë se do të jetë më pak, por ku është afati kohor”, tha Potter në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Fulham gjatë ditës së enjte.
Transferimi i ri Joao Felix mund të bëjë debutimin e tij ndaj Fulham, dhe për këtë Potter shprehet optimist.
“Është një gjë pozitive për ne prania e tij. Do të shohim për ndeshjen ndaj Fulham. Ne ende presim konfirmimin për të luajtur, por ai ishte i pranishëm në stërvitje sot”, tha Potter.
Sa i përket Pulisic, kjo është një goditje tjetër. Karriera e tij te Chelsea është rrënuar disa herë nga problemet fizike. Dëmtimi i Pulisic është një pengesë më shumë për klubin anglez, pasi ata tashmë regjistrojnë në infermieri plot mungesa./ h.ll/abcnews.al