Christian Eriksen është më mirë dhe vetë futbollisti e konfirmon diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale. I shtrirë në shtratin e spitalit, mesfushori danez ka falënderime për të gjithë.
“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota.
Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, në këto rrethana. Më duhet të bëj ende disa kontrolle mjekësore në spital, por ndihem mirë.
Tani do të bëj tifozllëk për djemtë e Danimarkës në ndeshjet e radhës. Luani për të gjithë Danimarkën. Më të mirat!”, shkruan Eriksen në postim e tij.
Mesfushori i Danimarkës përjetoi një moment të vështirë në sfidën kundër Finlandës. Në minutën e 43-të të ndeshje ra pa ndjenja dhe u desh ndërhyrja e mjekëve për t’i shpëtuar jetën. /abcnews.al