Chris Evans dhe e dashura e tij, Alba Baptista i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private të mbajtur në Cape Cod gjatë fundjavës. Mediat amerikane raportojnë se dasma e çiftit ishte shumë private dhe pjesëmarrësve iu kërkua që të respektonin kërkesën e tyre duke u marrë telefonat.
Burimet konfirmuan se në mesin e të ftuarve ishin edhe Robert Downey Jr, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner. Aktori 42 vjeçar konfirmoi zyrtarisht lidhjen me 26 vjeçaren në janar të këtij viti. Në nëntor, People raportoi se dy yjet ishin bashkë për më shumë se një viti dhe marrëdhënia është ‘serioze’.
Në një intervistë për revistën ‘People’, Evans tha se ndihet shumë i kënaqur me jetën personale ndërsa foli edhe për planet për të zgjeruar familjen. “Kjo është absolutisht diçka që dua: gruan, fëmijët, ndërtimin e një familjeje”, tha asokohe aktori.
/abcnews.al