Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Chollet tha se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri.
Sipas tij, zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.
“Bisedë e mirë me kryeministrin Albin Kurti pas takimit të negociatorëve. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i Asociacionit (ASM) do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke”, shkroi Chollet në Twitter.
Good talk with PM @albinkurti after negotiators’ meeting. Emphasized all parties should avoid provocative actions in north. Normalizing relations with Serbia via the EU-facilitated Dialogue & implementing the ASM will open doors for Kosovo, including eventual mutual recognition.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) May 18, 2023