Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Chloe Malle emërohet kryeredaktorja e re e revistës “Vogue”

schedule15:31 - 2 Shtator, 2025

schedule 15:31 - 2 Shtator, 2025

Revista ikonë e modës “Vogue” tashmë do të ketë një “pasardhës” të ri. Pas largimit të kryeredaktore legjendare, Anna Wintour, që ndenji në krye të revistës amerikane për gati 37 vitesh, Chloe Malle ngjitet në “fronin” e merituar për të premtuar më shumë risi dhe dinamizëm.

Më herët qarkulluan fjalë se Chloe Malle ishte kandidatja e vetme, që meritonte të ishte në krye të “Vogue”, këtë të martë lajmi është konfirmuar edhe nga mediat e huaja si “Page Six”.

Kujtojmë se Anna Wintour, vendosi që të tërhiqej nga drejtimi i revistës pas 37 vitesh. Wintour, 75 vjeçe, e njoftoi vendimin gjatë një mbledhjeje me stafin në mëngjesin e së mërkurës, më 25 qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!