“Chip-i” i Elon Musk do të na ofrojë orgazmë me pult

schedule14:20 - 7 Shkurt, 2022

schedule 14:20 - 7 Shkurt, 2022

Ideja e re nga Elon Musk mund të sjellë një revolucion në seksualitetin njerëzor, pasi sipas shkencëtarëve, çipi “Neuralink”  mund të ofrojë “orgazma të komanduara”. Pasi të miratohet, pajisja inovative e Elon Musk do të futet në trurin e njeriut për të ndryshuar jetën e njerëzve me paralizë, por pajisja mund të stimulojë kënaqësinë seksuale.

Sipas gazetës britanike “Daily Star”, një nga synimet e tij jashtëzakonisht ambicioze është krijimi i një teknologjie që lidh trurin e njeriut me inteligjencën artificiale. Për neurobiologun, Andrew Hyers, falë këtij çipi pacientët me paralizë të rëndë mund të lëvizin krahun vetëm me mendime.

Por shumë studiues kanë studiuar tashmë idenë e stimulimit të menjëhershëm të zonave të kënaqësisë së trurit, duke i lejuar njerëzit të ndihen pozitivë pa përdorimin e drogës ose alkoolit. Për shembull, Profesor Stuart Members zhvilloi një pajisje në 2001 për të kontrolluar dhimbjen, shkruan abcnews.al

Profesori amerikan i kishte ofruar disa momente kënaqësie gruas së tij duke lidhur elektrodat e sistemit të dhimbjes në të djathtë të shtyllës kurrizore të saj. Kjo teknologji mund të zëvendësojë vibratorin, por sipas shkencëtarëve, nevojiten më shumë se gjashtë milionë dollarë për provat klinike për të nxjerrë në treg çipin.

Por për Elon Musk, paratë nuk janë problemi.  Elon Musk ka deklaruar se kompania e tij shpreson të fillojë përdorimin e çipit te njerëzit në vitin 2022, nëse autoritetet amerikane japin dritën jeshile për miratimin e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!