Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Chiesa fiksimi i Juventusit, në Itali zbulojnë planin e transferimit

schedule11:50 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:50 - 29 Shtator, 2020

Federico Chiesa prej kohësh është kthyer në një nga emra më të lakuar në merkato. Juventusi, pasi afroi për sulmin Alvaro Morata, sërish po mendon për transferimin e anësorit të Fiorentina. klubi “Vjollcë” është gati ta shesë, por ka pretendimet e veta.

Bardhezinjtë vijojnë të mbeten në kontakt me menaxherin Fali Ramadani dhe deri më tani për Chiesa kontrata është gati. Marrëveshje 5-vjeçare me pagë 4.5 milion euro, që sigurisht e bind italianin që luan në krahun e djathtë të sulmit.

Nga ana tjetër duhet bindur Fiorentina, që pretendimet e saj i ka pasur për 70 milion euro. Kjo shifër sigurisht është e vështirë të paguhet nga Juventusi, që sipas Corriere dello Sport ka gati ofertën e vet.

Në total te Fiorentina do të shkonin 50 milion euro. Juventusi e do në huazim për një vit Federico Chiesa, ndërkohë që në marrëveshje do të përfshihet një klauzolë me të drejtë blerje që kthehet në detyrim blerja nëse plotësohen disa kushte.

Veç “nazeve” që mund të ketë Fiorentina, Juventusi më parë duhet të zgjidhë një tjetër problem. Pa shitur Douglas Costa, bardhezinjtë e kanë shumë të vështirë të tentojnë transferimin e Chiesa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!