Giorgio Chiellini, një nga mbrojtësit më të mirë të Juventusit dhe Italisë në dy dekadat e fundit del lojtar i lirë në fund të sezonit, kur i përfundon kontrata me bardhezinjtë.
Nuk përjashtohet mundësia e rinovimit me bardhezinjve, por nga ajo që tregon agjenti i 36-vjeçarit, Davide Lippi, Juventus nuk ka menduar në lidhje me këtë deri më tani.
“Askush nga Juventusi nuk na ka dalë përballë për të folur për këtë çështje. Deri më sot nuk ka asnjë sinjal nëse do të rinovojë, apo do të largohet në fund të sezonit.
Në të shkuarën vetë presidenti ka folur me lojtarin për të ardhmen e tij, por tashmë e gjithë vëmendja shkon në mbylljen me sukses të sezonit”, tha Lippi. /abcnews.al