“Io, Giorgio”, libri i kapitenit të Juventusit, Giorgio Chiellini, ka tërhequr vëmendjen në Itali. Deklaratat për Mario Balotelli dhe Felipe Melo bënë bujë dhe nxitën polemika, ndërkohë që mbrojtësi ka folur për shumë çështje. Njëra prej tyre është kalimi i Leonardo Bonucci te Milani.
“Ishte një zgjedhje e gabuar, pasi ai nuk ishte i qetë dhe vendimin e mori pa qenë i kthjellët. Leo u trondit për një mijë arsye. Më vjen keq, pasi gjithçka ndodhi në ato javë kur nuk e pamë njëri-tjetrin. Jam i sigurt se nëse do të kishte ndodhur në një moment tjetër, do ia kisha dalë ta bindja të qëndronte.
Ndodhi edhe me Conten në vitin 2014. Ata largohen gjithmonë kur unë nuk jam aty. Fola me Leo kur ishte vendosur gjithçka dhe ishte diçka pa logjikë, nga fillimi në fund. Mund ta kisha kuptuar nëse do të kishte shkuar te Real Madrid, por tek ai Milan?! Fati deshi që gjithçka të kthehej në rregull, fatmirësisht”, shkruan Chiellini në librin autobiografik. /abcnews.al