Chiellini largohet nga grumbullimi i kombëtares Italiane, mësohet shkalla e dëmtimit

schedule16:30 - 11 Nëntor, 2021

schedule 16:30 - 11 Nëntor, 2021

Giorgo Chiellini ka pësuar një dëmtim në grumbullimin e kombëtares Italiane, ku i është dashur të largohet para kohe dhe të mos jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Veterani i kombëtares Italiane iu nënshtrua edhe analizave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit, e cila ka rezultuar më serioze seç mendohej në fillim.

Chiellini u detyrua të lërë edhe grumbullimin sepse problemi që ka në thembrën e majtë e pengon atë të luajë për disa kohë.

Gjendja e 37-vjeçarit do të monitorohet vazhdimisht për të mësuar ekzaktësisht edhe se sa do i duhet të qëndrojë jashtë fushës së lojës.

Inflacioni në thembrën e majtë kërkon një kohë relativisht shumë të gjatë rikuperimi, dhe nuk dihet akoma se sa do jetë periudha që do mungojë, sepse një inflacion i tillë mund të rikthehet përsëri nëse nuk shërohet siç duhet. /f.a/abcnews.al