Italia luan nesër në “Olimpico” të Romës ndeshjen e parë të Kampionatit Europian ndaj Turqisë, e para e turneut. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini, i cili tregoi gjithë keqardhjen për mungesën e Pellegrinit dhe konsideratën për Turqinë.
“Kemi pritur një vit për të luajtur në Europian dhe mezi presim. Stadium duket gati, ne e ndiejmë atmosferën që tani. Duhet ta përjetojmë me entuziazëm këtë muaj dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjërat po shkojnë mirë, ndihemi të gatshëm mendërisht dhe fizikisht, tani gjithçka që mund të bëjmë është të shkelim në fushë dhe t’i përballojmë vështirësitë me entuziazëm dhe besim.
Dëmtimi i Pellegrinit? Një ditë nga fillimi i Europianit është shumë e vështirë të largohesh. Një ditë nga fillimi i Euro, është vërtet e vështirë të largohesh. Ai ishte shumë i zhgënjyer, po ashtu edhe ne, por gjithsesi ai do të mbetet pjesë e grupit, sepse këtu janë më shumë se 26 lojtarë, janë të gjithë ata që kontribuan që të arrijmë këtu për tre vjet.
Turqia është ekip shumë i fortë, ne njohim disa nga lojtarët e tyre nga Serie A. Ata janë skuadër e rrezikshme, që mund të na dëmtojë dhe lojtarët në kombëtare japin diçka më shumë se në klubet e tyre.
Ata kanë vendosmëri të madhe për të luajtur për vendin e tyre. Janë të aftë për shfaqje vërtet të jashtëzakonshme. Ne do të kemi tifozë në stadium dhe është një atmosferë shumë e ndryshme, shpresojmë që ata të mund të na ndihmojnë për të dhënë edhe më shumë”, u shpreh Chiellini. /abcnews.al