“Derbi i Milanos do të jetë një gjysmëfinale e ekuilibruar, por nëse më duhet të vë bast 1 euro, do ta vë për Interin”. Këto janë fjalët e Giorgio Chiellini, i cili në intervistën e transmetuar në “Discord” foli kështu për ndeshjen e Champions League.
“Mendoj se zikaltërit kanë një avantazh sepse i shoh më të fortë. Parashikimi im për finalen e këtij viti është Inter-Manchester City”, shprehet Chiellini./h.ll/abcnews.al