Chiellini: E admiroj Suarez, edhe unë jam një këlysh k***e në fushë

schedule20:41 - 21 Maj, 2020

schedule 20:41 - 21 Maj, 2020

Giorgio Chiellini nuk mund të mos shkruante për Luis Suarez në autobiografinë e tij. Kapiteni i Juventusit u përplas keq me sulmuesin e Barcelonës një Botërorin Brazil 2014. Uruguaj dhe Italia zhvillonin një ndeshje të fortë mes tyre dhe të gjithë e mbajnë mend veprimin e lojtarit latin.

Provokimi italian ishte sistematik, diçka e tillë nuk mungon kurrë, por Suarez nuk duroi më dhe kafshoi në shpatull Chiellinin. Ajo shfryrje i solli një dënim të rëndë, bomberi i njohur nuk do të luante dot në 9 ndeshjet e ardhshme me kombëtaren e tij dhe nuk mund të zbriste në fushë për 4 muaj me skuadrën.

E admiroj ligësinë e Suarez, do të kthehej në një sulmues normal pa të. Nuk ndodhi asgjë e çuditshme atë ditë në Botërorin e vitit 2014. Gjatë gjithë ndeshjes markova Cavanin, një tjetër djalë të vështirë për t’u markuar, ndaj të cilit nuk u kursyem aspak.

Papritur vura re që më kishin kafshuar në shpatull. Ndodhi dhe kaq, ama mund të them që edhe unë kam të njëjtën strategji si Suarez në duelet trup me trup. Unë dhe Luis ngjajmë shumë, më pëlqen të luaj kundër sulmuesve të tillë.

E telefonova unë disa ditë më vonë, por nuk ishte e nevojshme të më kërkonte falje. Edhe unë jam një këlysh k**ve në fushën e blertë, jam krenar për diçka të tillë. Ligësia është pjesë e futbollit, nuk e quaj parregullsi, duhet të jesh inteligjent për të bllokuar rivalët“, përfundon Chiellini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!