Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Chiellini: Conte dha urdhër të luaja i dëmtuar! Allegri? Të emocionte si askush

schedule21:38 - 17 Maj, 2020

schedule 21:38 - 17 Maj, 2020

Giorgio Chiellini ka diçka për të thënë për të gjithë. Autobiografia e kapitenit të Juventusit, vijon të zbulohet pak nga pak, aty ku lexohet edhe një histori interesante me Antonio Conten, ish-trajnerin e bardhezinjve në vitet 2011-2014.

Juventusi përballej me Napolin në një duel titulli në marsin e vitit 2013 dhe 35-vjeçari nuk ishte rikuperuar akoma nga një dëmtim. Gjithsesi, kjo nuk kishte shumë rëndësi për trajnerin leçez, i cili e detyroi mbrojtësin të zbriste në fushë.

Nuk më intereson fare, ti do të luash nesër. Përderisa ngrihesh në këmbë do të luash, pastaj mund të dalësh nëse nuk e përballon dot më“, ishte urdhri i prerë i Contes. Mbrojtësi zbriti në fushë, madje realizoi golin e barazimit.

Chiellini ndalet edhe te Max Allegri, me të cilin punoi e fitoi për pesë sezone. “Ai është një trajner shumë i aftë, ia del t’i japë shumë besim skuadrës në situata të pamundura. Sa më shumë që afrohet ndeshja, aq më tepër Allegri të transmeton emocionet e saj“, thekson Chiellini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!