Chiara Ferragni siç nuk e keni parë kurrë më parë

schedule10:09 - 6 Prill, 2022

schedule 10:09 - 6 Prill, 2022

Blogerja e suksesshme, Chiara Ferragni, kujdeset gjithmonë të na tregojë shumë momente të përditshmërisë dhe pamjes së saj. Shohim veshjet që ajo zgjedh, por edhe stilet e shumta të ndryshme që provon në look. Në foton që ka postuar, megjithatë rëndësia i jepet diku tjetër.

Nuk shohim një lëkurë pa të meta, por ajo thekson puçrrat që i janë shfaqur në fytyrë. Blogerja flet për aknet që e mundojnë prej vitesh dhe na nxit të duam veten dhe lëkurën tonë.

“Për pjesën më të madhe të adoleshencës/rriturisë sime, pasiguria ime më e madhe fizike ishte lëkura ime: gjithmonë kisha puçrra- puçrra dhe ishte e vështirë të tregoja lëkurën time kur ishte e përflakur. Në 6 vitet e fundit lëkura ime ka ndryshuar dhe është bërë shumë më mirë: ajo që më ndihmoi vërtet ishte të balancoja hormonet e mia, të bëja një jetë më të lumtur dhe të mos mendoja shumë për të.

Ditën që dolëm përfundimisht nga spitali, pata një skuqje shumë të keqe në anën e djathtë të mjekrës sime: kjo është për shkak të hormoneve të mia dhe padyshim për shkak të nivelit shumë të lartë të stresit. Mund të kisha shmangur të flisja për të dhe të mos e tregoja, por më pas po mendoja.. Pse të mos flas për të? Ne gjithashtu duhet të pranojmë ditët e këqija të lëkurës sonë dhe të mos kemi kurrë presion për t’u ndjerë perfekt”, ka shkruar Chiara, duke motivuar shumë vajza.

Kujtojmë që blogera ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak se bashkëshorti i saj, Fedez kaloi një operacion shumë kritik./abcnews.al