Chiara Ferragni dhe Fedez kanë konfirmuar thashethemet që qarkullonin prej kohësh se do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bëri me dije përmes një postimi në rrjete sociale blogerja italiane, në mënyrën më të bukur të mundshme.
Ajo ndau një fotografi të vogëlushit të saj teksa mbante një dorë një foto të ekos së foshnjës, duke shkruar se Leo do të bëhet një vëlla i madh. “Familja jonë po bëhet më e madhe. Leo do të bëhet një vëlla i madh.”, shkroi Chiara.
“Unë nuk dija asgjë”, ka shkruar bashkëshorti i saj krahas postimit. Dyshimet se çifti është në pritje të fëmijës së dytë pasi Chiara tregohej e kujdesshme me postimet e fundit në rrjete sociale, duke mos ekspozuar barkun. aT lidhën kurorë në shtator të 2018-ës. xh.d/abcnews.al