Cher zbulon sekretin, si e ruan pamjen e saj rinore në moshën 77-vjeçare

schedule18:59 - 4 Shtator, 2023

schedule 18:59 - 4 Shtator, 2023

Diva e muzikës, Cher zbuloi sekretin e saj për të ruajtur pamjen e saj rinore në moshën 77-vjeçare gjatë një paraqitjeje televizive në Good Morning Britain.

Ylli, i cili pranoi se “nuk mund ta besojë se do të mbushë 80 vjeç së shpejti” , zbuloi se çfarë nuk do të ndaloi së bëri kurrë.

Kur u pyet se si qëndron kaq e re dhe magjepsëse, Cher tha se “nuk do t’i shkurtojë kurrë flokët e saj dhe nuk do të ndalojë së veshuri xhinse“.

Ajo tha: “Më kujtohet kur shoqja ime Paulette dhe unë flisnim se kur do të prisnim flokët dhe kur do të ndalonim të vishnim xhinse. Nuk mund ta besoj që në një moment do të mbush 80 vjeç, më shpejt se sa do të doja. Dhe unë ende do të vesh xhinset e mia dhe do të kem akoma flokë të gjatë.”

Cher shtoi: “Gjenet në familjen time janë shumë të mahnitshme. Nuk e di nëse të mos ndjehesh e vjetër të bën më të ri. Une nuk jam e sigurt. Unë ndjek trendet dhe kam shumë miq të rinj”.

“Kam edhe miq të shkëlqyer. Sinqerisht, nuk po përpiqem të ndihem i ri, nuk po përpiqem të jem i ri, jam ky që jam, çfarëdo që të thotë kjo”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!