Chelsea nuk është aspak në një situatë të mirë këtë sezon, edhe pas shpenzimeve marramendëse në merkaton e verës. Sfidën e fundit, blutë e Londrës e fituan me rezultatin minimal 1-0, duke theksuar edhe njëherë mungesën e pjellorisë në repartin e sulmit.
Kështu, për këtë aryse, Chelsea po mendon që të kryejë transferime në sulm, duke marrë parasysh dëmtimet e Nkunku dhe formën jo të mirë të Armando Brojës, apo Jackson.
Sipas raportimeve më të fundit nga Anglia, një goditje e dyfishtë do të ishte e mundur gjatë orëve të fundit të merkatos së Janarit. Benzema dhe Firmino janë dy sulmuesit e piketuar nga Chelsea, dhe jo më kot.
Benzema ka një formë të shkëlqyer te skuadra e tij arabe, por së fundmi përflitet për një krisje mes tyre dhe francezi është larguar nga sauditët, me arsyen e pushimeve.
Nga ana tjetër, Firmino nuk po kalon një formë të mirë te skuadra e tij arabe dhe pritet të jetë i hapur për një rikthim në Europë, për të rigjetur kështu edhe golat e tij që i kanë munguar këto muaj./h.ll/abcnews.al