Inter mund të fillojë sezonin e ardhshëm me ndryshime në portë. Sipas medieve italiane, Chelsea synon transferimin e portierit Andre Onana, me zikaltërit që kërkojnë 40 milionë euro.
Drejtuesit po presin ofertën dhe do të ishte një lëvizje shumë përfituese, pasi Onana zbarkoi në Milano me parametra zero.
Në rast se portieri largohet, Inter po mendon për Guglielmo Vicario i cili luan te Empoli.
Vicario kryeson listën, duke ditur se marrëdheniet me Empolin janë të mira, pasi verën e kaluar u transferua edhe Asllani.
Zikaltërit kanë edhe planin B, Marco Carnesechi, i Cremonese-s, për të cilin ka më shumë konkurrencë, por nuk është i paarritshëm./ h.ll/abcnews.al