Chelsea po përpiqet të sfidojë seriozisht Barcelonën për shërbimet e mbrojtësit të Sevilla, Jules Kounde.
Sipas raportimeve të “Esport3”, britanikët kanë gati 60 milionë euro për francezin, një shumë më e lartë se ajo e katalanasve dhe që është pranë kërkesës së bardhekuqve andaluzian.
Chelsea dëshiron të formojë një dyshe mbrojtjeje me Koulibaly dhe Kounde./ h.ll/abcnews.al