Chelsea rrezikon shumë, kërkesa e re Abramovic frenon shitjen e klubit

schedule18:10 - 3 Maj, 2022

schedule 18:10 - 3 Maj, 2022

Telashe për Chelsea, që duhet me çdo kusht të ndryshojë pronar deri në fund të këtij muaji. Roman Abramovich ka ngritur një pengesë.

“The Times” raporton se oligarku rus pretendon të marrë 1.6 miliard paund, shifër e barasvlershme me investimet që ai ka bërë në klub gjatë kohës si presidenti.

Për këtë ai ka njoftuar blerësit e mundshëm dhe qeverinë britanike. Tashmë situata bëhet më e vështirë.

Autoritet britanike janë të vendosura që Abramovic të mos marrë asnjë cent nga shitja e Chelsea dhe të ardhurat e marra do të shkojnë të gjitha për bamirësi në Ukrainë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!