Chelsea refuzon ofertën e parë, Arsenal nuk dorëzohet për Kai Havertz

schedule10:56 - 17 Qershor, 2023

schedule 10:56 - 17 Qershor, 2023

Ashtu siç pritej, “topçinjtë” e Arsenal nuk do ta kenë të lehtë t’i “rrëmbejnë” rivalëvë të Chelsea, “fantazistin” e sulmit të tyre, gjermanin Kai Havertz, i cili pas 3 sezonesh te “blutë” do t’i japë “lamtumirën” këtyre të fundit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, “blutë” kanë refuzuar ofertën e parë të “topçinjve”, teksa kërkojnë më shumë se 40 milionë paundët e ofruar nga skuadra e Arsenal, të cilët pavarësisht arritjeve në sezonin që lamë pas, sërish nuk janë gati të ofrojnë 75 milionë paund, për një lojtar si Havertz.

Megjithatë, Mikel Arteta është besimplotë përsa i përket negociatave me “londinezët” e Chelsea, me lojtarin që është i gatshëm të veshë fanellën e “topçinjve” sezonin e ardhshëm dhe një vendim i tillë padyshim që ndikon shumë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!