Anglia ia doli të luajë një finale Europiani për herë të parë në histori, por dështoi përballë Italisë dhe u mjaftua me vendin e dytë. Declan Rice ishte një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës së Gareth Southgate.
Mesfushori shkatërrues është pjesë e West Ham në Premier League, teksa shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij. Chelsea mbi të gjithë, që e tentoi edhe verën e kaluar 22-vjeçarin, i cili bën mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit.
SkySports UK shkruan se “Blutë e Londrës” po përgatisin një ofertë për “Çekiçët”: miliona euro dhe kartoni i Tammy Abraham. Sulmuesi 23-vjeçar ka përfunduar në merkato, teksa trajneri Tuchel pritet të mbajë në ekip Armando Brojën për sezonin e ardhshëm.
Rice do të ishte një përforcim perfekt për skuadrën londineze, që pas sukseseve në Europa League dhe Champions League, do të synojë fitimin e Premier League, trofe që mungon prej vitit 2017. /abcnews.al