Chelsea nuk ka të ndalur, ku pas Raheem Sterling nga Manchester City dhe Kalido Koulibaly, tashmë kanë zyrtarizuar edhe Carney Chukwuemeka nga Aston Villa.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë firmosur një kontratë 6-vjeçare.
Transferimi i 18-vjeçarit i ka kushtuar bluve të Londrës 15 milonë funte plus 5 të tjera në formë bonusesh.
“Carney Chukwuemeka ka rënë dakord për kushtet e një kontrate gjashtëvjeçare me Chelsean dhe ka përfunduar transferimin e tij nga Aston Villa”, thuhet në njoftim.
CC. ?#ChukwuemekaIsChelsea pic.twitter.com/lT2Sf9Bhrh
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 4, 2022
Blue suits you, @Chukwuemekaa10! ?
Read all about it! ⤵️#ChukwuemekaIsChelsea
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 4, 2022
/f.a/abcnews.al