Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Chelsea nuk heq dorë nga Pjanic, Juventus propozon një shkëmbim lojtarësh

schedule17:57 - 20 Mars, 2020

schedule 17:57 - 20 Mars, 2020

Miralem Pjanic është një nga objektivat e Chelsea për sezonin e ardhshëm. Trajneri Lampard e cilëson boshnjakun si lojtarin e duhur për mesfushën dhe po përgatit një ofertë për Juventusin. Bardhezinjtë nuk e cilësojnë 29-vjeçarin si të pashitshëm dhe kanë një propozim interesant për “Blutë e Londrës”.

Corriere dello Sport raporton se kampionët e Italisë janë gati ta shkëmbejnë Pjanic me Jorginho. Italo-braziliani është një nga lojtarët më të dashur për Maurizio Sarrin. Trajneri i Juves ka punuar me të te Napoli dhe Chelsea, dhe e cilëson si një lojtar kyç për futbollin që dëshiron të praktikojë.

Jorginho do pranonte me kënaqësi rikthimin në Serie A dhe ribashkimin me Sarrin. Tani pritet përgjigja e Chelsea dhe Frank Lampard, që mund të arrijnë te Pjanic duke sakrifikuar mesfushorin e kombëtares italiane. /abcnews.al

 

Jorginho në një dyluftim me Pjanic

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!