Chelsea në sulm për adoleshentin e talentuar, kërkesa e Dortmund e befason

schedule10:59 - 17 Prill, 2021

schedule 10:59 - 17 Prill, 2021

Jude Bellingham shënoi golin e vetëm të Dortmund në humbjen 1-2 ndaj Manchester City në takimin e kthimit të raundit çerekfinal të Champions League.

Realizimi i bukur ndaj  “Cityzens” e ka kthyer mesfushorin 17-vjeçar në golashënuesin e dytë më të ri në ndeshjet me eliminim direkt në Champions (rekordin e mban Bojan Krkic).

Pep Guardiola thuri elozhe për anglezin pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa ka interesim nga një klub i njohur. Eurosport raporton se adoleshentin e talentuar e kërkon Chelsea.

“Blutë e Londrës” po përgatisin një ofertë për Dortmund, që ka pretendime të larta. Klubi gjerman kërkon 115 milion euro për ta lënë të lirë Jude Bellingham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!