Chelsea nuk e humbet vëmendjen nga situata e nigerianit Victor Osimhen. Nëse sulmuesin nuk rinovon kontratën e tij me Napolin, klubi anglez do të tentojë nënshkrimin e tij në merkaton e verës.
Në orët e fundit ka qenë “TeamTalk” që ka rihapur si temë çështjen e Osimhen dhe se Chelsea do të tentojë transferimin e tij.
Një burim i afërt me klubin londinez tha: “Nuk është e garantuar se Osimhen do të jetë lojtar i Chelsea, por është ai lojtar që klubi blu ka kohë që e monitoron nga afër. Dihet që De Laurentiis nuk dëshiron ta humbasë një sulmues si ai dhe se së shpejti do t’i ofrojë kontratën e re përpara, por Chelsea është duke pritur nën hije nëse diçka shkon jo siç duhet për klubin e Napolit.”
Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të mirë të Serie A dhe jo vetëm, ku në 111 ndeshje me Napolin, ka realizuar 65 gola dhe ka asistuar 15 herë. Vlera e tij në treg është 120 milion euro, një shifër kartoni tepër e lartë e cila tregon më së miri talentin e 24-vjeçarit nigerian./h.ll/abcnews.al