Chelsea hoqi dorë, Juventusi rivalizon Napolin për një sulmues

schedule11:40 - 27 Maj, 2020

schedule 11:40 - 27 Maj, 2020

Chelsea nuk do ta kthejë pas Jeremie Boga. Londinezët kanë të drejtë ta blejnë sulmuesin anësor për 8 milion euro, por nuk do e bëjnë diçka të tillë. Sassuolo ndërkohë është gati ta shesë dhe që të bindet kërkon 30 milion euro, 25 më shumë se sa ka shpenzuar për ta blerë nga anglezët.

Interesimi nuk mungon dhe Napoli është gati të ofrojë 20 deri në 25 milion euro, sikurse raportojnë mediat në Itali. Tashmë në skenë ka dalë edhe një klub tjetër dhe bëhet fjalë për Juventusin.

Bardhezinjtë, sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, e duan francezin si pasues të Douglas Costa. Boga këtë sezon i ka treguar vlerat e tij në Serie A dhe është vetëm 23 vjeç. Anësori ka spikatur edhe më shënimin e golave, duke e gjetur rrugën e rrjetës tetë herë në 24 sfida të kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!