Bordi drejtues i Chelsea nuk ka të ndalur këtë merkato janarit, ku pas nënshkrimeve, me Mudryk, Joao Felix, Badiashile dhe Fofana, “blutë” e Londrës raportohet se ka arritur akordin me hollandezët e PSV, për anësori me origjinë angleze, Noni Madueke.
Anësori 20-vjeçar i PSV, tani pritet të udhëtojë drejt Londrës për të bërë testet mjekësore, ndërsa tarifa për Madueke pritet të jetë rreth 35 milionë euro.
Madueke është një lojtar sulmues i cili luan në krahun e djathë të sulmit dhe ardhja e tij do të plotësonte “revolucionin” në sulm me Mykhailo Mudryk, i cili iu bashkua Chelseat në fillim të javës.
Madueke, i cili ka lindur në Barnet, në veri të Londrës, ka luajtur për PSV që kur depërtoi në ekipin e tyre të parë. Ai ka shënuar 11 gola në 51 ndeshje në ligë për skuadrën holandeze. /i.m /abcnews.al