Chelsea hap “thesin”, “blutë” duan Osimhen në “Stamford Bridge”

schedule11:29 - 13 Maj, 2023

schedule 11:29 - 13 Maj, 2023

Jo në pak raste, Presidenti i “bluve” të Napoli, Aurelio De Laurentiis i ka premtuar tifozëve të tij, se nuk do të “heqë dorë” në asnjë moment nga lojtarët e tij, të cilët risollën, pas 33 vitesh pritje titullin kampion të Serie A, mirëpo një emër si Victor Osimhen nuk mund të kalohet pa u vënë re nga “gjigandët” evropianë.

Nigeriani është sulmuesi që i duhet të gjithëve, për karakteristikat e tij, për karizmën e tij, për urinë e tij për gola që e bën atë një qendërsulmues të pandalshëm dhe për këtë arsye ka nga ata që mendojnë për çmendurinë, ose më mirë të vënë 150 milionë euro, dhe në atë pikë do të ishte shumë e ndërlikuar që De Laurentiis të thotë jo.

Sipas raportimeve të presitigjiozes, “Correiere dello Sport”, ndër klubet që janë të gatshëm të paguajnë shifrën “faraonike” për shërbimet e Osimhen është Chelsea, me këta të fundit që janë drejt përfundimit të sezonit më të keq të tyre, nga 10 sezonet e viteve të fundit. Me Pulisic e Kepa që pritet të jenë pjesë e “paketës” 150 milionë euroshe, problem do të mbetet pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm dhe “bomberi” afrikan do një lëvizje pa “veshëllapushen”.

Në krahun tjetër, Liverpool, PSG, Real Madrid dhe Neëcastle janë në “ndjekje” të “bomberit”, mirëpo Presidenti De Laurentiis kërkon të rinovojë kontratën e Osimhen, kontratë e cila skadon në vitin 2025. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!