Në Londër tashmë po heqin dorë nga Antonio Rüdiger i cili pritet të luajë në Bernabéu sezonin e ardhshëm. Klubi anglez ka tentuar në disa raste të rinovojë kontratën e tij, por gjithmonë është përballur me refuzimin e tij.
Bordi sportive i “bluve” ka kërkuar një zëvendësues të denjë për muaj dhe Thomas Tuchel tashmë i ka bërë të qarta preferencat e tij.
Sipas TodoFichajes, trajneri gjerman dëshiron futbollistin e Bayern Munich, Niklas Süle. Pavarësisht se është lojtar në formacionet e Nagelsmann, ai ende nuk e ka rinovuar kontratën dhe dallimet mes klubit dhe lojtarit janë të dukshme.
Nuk është hera e parë që mbrojtësi qendror është lidhur me Chelsean, i cili tashmë ka kërkuar të nënshkruajë me të në dy merkatot e mëparshme. Tani ai është kthyer në qendër të vëmendjes dhe ekzistojnë rrethanat perfekte që ai të mbërrijë në Londër këtë verë. /abcnews.al