Chelsea e ka seriozisht, gati 23 milion euro për lojtarin shqiptar

schedule15:57 / 26/03/2020

Chelsea nuk heq dorë nga objektivi Marash Kumbulla dhe ka bërë lëvizjen e radhës. Mbrojtësi shqiptar i Veronës pëlqehet shumë nga trajneri Frank Lampard dhe drejtuesit e klubit anglez duan të fitojnë garën e fortë me Interin.

L’Arena raporton se “Blutë e Londrës” kanë gati 23 milion euro dhe ia kanë ofruar këtë shumë klubit italian. Verona e ka bërë të qartë kërkesën e saj prej 25 milion eurosh për të lënë të lirë 20-vjeçarin nga Malësia e Madhe.

Kumbulla është zbulimi i këtij sezoni në Serie A. Paraqitjet e tij kanë qenë mbresëlënëse dhe sezoni i ardhshëm do e gjejë në një klub të madh. Oferta e Chelsea është e mirë, por duhet bindur edhe vetë lojtari, i cili preferon transferimin tek Interi. /abcnews.al

 

Rrahmani dhe Kumbulla

schedule15:57 / 26/03/2020