Chelsea dëshiron të rrëmbejë gjithçka në merkato, ja yjet që synon

schedule20:28 - 30 Shtator, 2022

schedule 20:28 - 30 Shtator, 2022

Chelsea e ka bërë Christopher Nkunku prioritetin e tyre në merkato. Dhe interesi mund të jetë i dyanshëm, sepse francezi gjithmonë ka shpjeguar se ka dëshirë të luajë në Premier League.

Përveç kësaj, ai tani ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro, që e bën atë më se të përballueshëm për Blutë. Lodinezët po ëndërrojnë gjithashtu që Jude Bellingham të shpërthejë mesfushën e plakur të londinezëve. Ata madje janë gati të vendosin 145 milionë euro në tryezën e Dortmundit sipas The Daily Telegraph. Pastaj Chelsea ende shpreson të përballojë Denzel Dumfries, shkruan abcnews.al.

Tashmë i favorizuar nga klubi gjatë merkatos së kaluar të verës, mbrojtësi i djathtë i Interit iu përgjigj kërkesës së Bluve nëpërmjet De Telegraaf këtë javë.

“Interesi më kënaq, sigurisht. Por tani fokusi im është vetëm te Interi. Ne duam të fitojmë Scudetton sepse e humbëm sezonin e kaluar”, tha holandezi. Më pas sipas La Gazzetta Dello Sport, Romelu Lukaku nuk do të kishte ndërmend të rikthehej në skuadrën londineze. Ai dëshiron qëndrojë më gjatë me Interin. Më në fund, në mbrojtje, Thiago Silva bëri një njoftim të madh këtë javë. Mbrojtësi 38-vjeçar nuk do të ishte kundër rinovimit me Chelsea.