Skuadra e Chelsea-t barazoi në transfertën e Frankfurt me shifrat 1-1, një rezultat që favorizon londinezët për ndeshjen e kthimit.
Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Frankfurt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. Një rezultat që favorizon të besuarit e trajnerit Sarri për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Londër.
Ishin gjermanët që kaluan të parët në avantazh me Luka Joviç, i cili realizoi një gol mjaft të bukur duke mposhtur portierin Kepa. Chelsea shton sulmet në portën e vendasve dhe vendos baraspeshat në fundin e pjesës së parë. Është Pedro Rodriguez, autori golit për londinezët, i cili tregohet i saktë me të majtën.
Në pjesën e dytë skuadrat luajnë hapur dhe tentojnë në të gjitha mënyrat golin e avantazhit. Në minutën e 58, David Luiz ekzekuton një goditje dënimi, por traversa iu mohon golin e dyte Chelsea-t. Minutat e mbetura nuk sjellin ndryshim rezultati dhe takimi mbyllet në barazim 1-1. Skuadra finaliste do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Stamford Brige”./ABC News Albania 24/7