Chelsea arrin marrëveshjen personale me Sterling, sot takimi me Manchester City

schedule09:15 - 7 Korrik, 2022

schedule 09:15 - 7 Korrik, 2022

Chelsea ka arritur të arrijë një marrëveshje personale me sulmuesin anësor të Manchester  City, Raheem Sterling.

27-vjeçari ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga klubi blu i Londrës dhe së shpejti pritet të veshë fanellën e tyre.

Chelsea do të ketë një takim direkt sot me drejtuesit e City për të mbyllur këtë transferim të bujshëm. Manchester City ka rënë dakort të marrë rreth 45 milionë paund nga shitja e kartonit të sulmuesit anglez.

Kjo do të jetë një goditje e madhe dhe një përforcim i mrekullueshëm për Tuchel./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!