Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ChatGPT, “psikiatri” virtual/ Mjekët psikiatër: Nuk mund të japë diagnozë të saktë

schedule14:38 - 28 Shtator, 2025

schedule 14:38 - 28 Shtator, 2025

TIRANË-  ChatGPT është kthyer në “mjek” për shumë persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Konsultat me të në vend të një  specialisti  po bëhen gjithnjë e më të zakonta.

Kjo vihet re nga psikiatrit në qendrat komunitare të shëndetit mendor në Tiranë.

“Po kam shumë raste dhe pjesa më e madhe e pacientëve kanë filluar të marrin këshilla, të konsultohen rregullisht me ChatGPT”

Shumë  persona zgjedhin  komunikimin me inteligjencën artificiale për një zgjidhje më të shpejtë të problemit dhe stigmës, por psikiatria Valentina Asabella  tregon se shpesh  konsultat me të kanë rënduar gjendjen e pacientëve.

“Kam hasur shumë pacientë që kanë qenë në trajtim për një  problematikë ankthi të shkallës së moderuar  dhe nga komunikimi që ka bërë me ChatGPT ka dalë në konkluzionin se vuajnë nga një depresion I thellë dhe kjo është shoqëruar me  rëndim të gjendjes. Pra ka marrë informacion të gabuar  se vuan nga depresioni e kjo e ka futur në frikë dhe më në  depresion se sa ishte.

Komunikimin  me ChatGPT mjekja e cilëson pozitiv deri në momentin që  nxit për të kërkuar ndihmën e specialistit.

“Ka raste kur pacienti ndjehet shumë i stresuar, në moment i frustruar, me humor të rënë dhe kërkon një këshillë nga Chat GPT në ato momente dhe kjo mund të bëjë që të  ndikojë  pozitivisht, të ulet niveli i ankthit dhe i stresit, por menjëherë pas kësaj duhet të kërkojë këshillën e mjekut sepse edhe inteligjenca e thotë  se për këto që unë rekomandoj ju duhet të këshilloheni me mjek. Këshilla me mjek është e pazëvëndësueshme, është tjetër ajo që jepet përmes kompjuterit është tjetër çfarë sheh, emocionet që përcjell një pacient që vuan nga problemet e shëndetit mendor. Nuk mundet asnjëherë  inteligjenca të japë medikamente edhe pse ato mbledhin protokolle apo skema mjekimi  nga informacione të ndryshme nuk mund të përcaktojë dozën e mjekimit, ajo  përcaktohet nga rëndesa e  sëmundjes, nga  pesha trupore, në varësi të diagnozës dhe nuk mundet asnjëherë të bëjë diagnostikim të saktë  për një problematikë të shëndetit mendor”

Përdorimi i shpeshtë i ChatGPT  sipas mjekes ka bërë që shumë persona të krijojnë varësi ndërsa informacioni i gjeneruar prej saj shumë pacientë i ka çuar në vendime të gabuara për shëndetin e tyre/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!