Charles Michel dhe Ursula von der Leyen mirëpresin marrëveshjen për lirimin e pengjeve

schedule09:14 - 22 Nëntor, 2023

schedule 09:14 - 22 Nëntor, 2023

“Unë e mirëpres marrëveshjen për lirimin e grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza ”, tha Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në një postim në Platformën X dhe shprehu mirënjohjen e tij për Katarin dhe Egjiptin për ndihmën që kanë dhënë.

Charles Michel thekson se “Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet. Është gjithashtu e rëndësishme të përdoret kjo pauzë për të lejuar ndihmën humanitare për ata që kanë nevojë”.

Marrëveshja për lirimin e 50 pengjeve dhe ndërprerjen e armiqësive është mirëpritur nga kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

“Ndaj gëzimin e familjeve që së shpejti do të mund të përqafojnë sërish të dashurit e tyre.

Unë u jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë punuar pa u lodhur përmes kanalit diplomatik gjatë javë të fundit për të ndërmjetësuar këtë marrëveshje”, tha Ursula von der Leyen në një deklaratë.

Në të njëjtën kohë, ajo i bëri thirrje “organizatës terroriste Hamas që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet që ata të kthehen të sigurt në atdheun e tyre”.

Ajo theksoi se “Komisioni Europian do të bëjë gjithçka që mundet për ta përdorur këtë pauzë për një pauzë humanitare në Gaza”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!