‘Është nevoja që BE të investojë më shumë në bazën e saj industriale të mbrojtjes si dhe të sigurojë që do të ketë më shumë bashkëpunim në nivel evropian’, theksoi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke folur në një event në Bruksel, teksa citoi një deklaratë në të cilin ai thoshte se “duhet të jemi gati për mbrojtje dhe t’i drejtohemi një ‘ekonomie lufte‘”.
Ai gjithashtu vuri në dukje se qytetarët duhet të dinë se “ne po përballemi me një kërcënim serioz me vendimin e marrë nga Rusia për të pushtuar Ukrainën”. Ai gjithashtu nënvizoi se BE-ja bëri atë që duhej menjëherë, mbështeti Ukrainën, vendosi sanksione ndaj Rusisë, por duhet bërë më shumë.
Në fund, presidenti i Këshillit Evropian vuri në dukje se në samitin e ardhshëm do të bëhet një përpjekje për të ndërmarrë hapa konkretë për t’i siguruar Ukrainës më shumë pajisje ushtarake, më shumë mbështetje financiare dhe për të ushtruar edhe më shumë presion ndaj Moskës nëse është e nevojshme./abcnews.al