Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, u kërkoi udhëheqësve të shtetit dhe qeverisë së Bashkimit Europian që të vazhdojnë bisedimet për përdorimin e 300 miliardë dollarëve për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.
Michel tha se donte të eksploronte idenë e menaxhimit të aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse për të gjeneruar fitime, të cilat më pas mund të përdoren për të rindërtuar Ukrainën.
Është çështje drejtësie dhe duhet bërë sipas parimeve ligjore, tha Michel në një intervistë, sipas FT.
Bashkimi Europian ka ngrirë 300 miliardë euro të rezervave të bankës qendrore ruse në nëntor për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.
/abcnews.al