Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Champions/ “Titanët” kërkojnë gjysmëfinalen, mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme

schedule09:45 - 13 Prill, 2022

schedule 09:45 - 13 Prill, 2022

Pas kualifikimit të Real Madrid dhe Villareal në gjysmëfinalen e Champions League, sonte është radha e 4 skuadrave të tjera të zbresin në fushën e lojës për të kërkuar kualifikimin në këtë fazë.

Në orën 21:00 në “Wanda Metropolitano” do të luhet një përballje “titanësh” mes Atletico Madrid dhe Manchester Cityt. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar në favorin e skuadrës angleze me shifrat 1-0. Skuadra e Diego Simeones do të kërkojë kualifikimin në shtëpinë e vet, përballë gjigandëve anglezë të Pep Guardiolës.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet në stadiumin “Anfield” do të luhet sfida mes Liverpool-Benfica, me skuadrën e “The Reds” që praktikisht ka prerë biletën për në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni, pasi ka fituar përballjen e parë me shifrat 3-1. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!